Ajo ishte një nga personazhet më të përfolur në Javën e Modës në Paris gjatë fundjavës.
Por Kylie Jenner duket se është e lumtur dhe po kalon një kohë shumë më të qetë dhe private pas rikthimit në shtëpi.
25-vjeçarja hyri në Instagram të mërkurën (5 tetor) për të ndarë foto nga kthimi i saj në Calabasas të Kalifornisë.
Ndoshta fotografia më e lezetshme e të gjithave shfaqte Kylie me bikini teksa përqafohej me djalin e saj tetë muajsh pranë pishinës.
Vetëm këmba e të riut – emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur publikisht – mund të shihej në imazh.
Ajo ndau gjithashtu një foto të këmbëve të djalit para motrës më të madhe Stormi, katër vjeçe, teksa kishin veshur atlete “Air Max 1” të dizajnuara nga babai i tyre Travis Scott.
Duket sikur Stormi tashmë ka një shije për gjërat më të bukura pasi Kylie ndau gjithashtu një foto të saj duke mbajtur një çantë të vogël “Gucci”.
Dukej sikur Kylie pati një mirëpritje të ngrohtë në shtëpi pas një udhëtimi anembanë globit, pasi në garazh ishte ngjitur një foto e një shenje ‘mirë se erdhe në shtëpi’.
Familja duket se është në frymën e Halloweenit pasi Kylie ndau një imazh të një grumbulli kungujsh në ngjyra, forma dhe madhësi të ndryshme.
Kylie ishte në qendër të vëmendjes gjatë javës së modës në Paris dhe bëri deklarata mode në secilën paraqitje publike.
Teksa merrte pjesë në disa sfilata, themeluesja e “Kylie cosmetics” dukej e mahnitshme në secilën veshjes. /Telegrafi/