Telegrafi

Kylie Jenner pozon nudo për ditëlindjen e 22-të

Kylie Jenner tash e disa ditë ka nisur festën për ditëlindjen e saj të 22-të.

Ditëlindja e superyllit kushtoi miliona dollarë, ndërsa u arratis së bashku me familjen në Itali.

Influencuesja e re bëri një festë për miqtë në një jaht, i cili ka një teatër përveç një salloni bukurie, saunë dhe pishinë. Dhe një helioport, natyrisht.

Në ndërkohë, ajo dje (e shtunë), me rastin e ditëlindjes ka promovuar edhe një linjë të re të kozmetikës.

Lexo po ashtu Kylie Jenner ka festuar ditëlindjen e 22-të në një jaht 200 milion dollarësh

Për atë, Kylie ka pozuar komplet e zhveshur, teksa duket mjaft në formë dhe atraktive.

Bukuroshja po ashtu është nënë e një vajze, Storm, e cila erdhi në jetë shkurtin e kaluar. /Telegrafi/