Kylie Jenner ndezi Instagram Story-t të martën për të treguar një palë atlete që i dashuri i saj, reperi Travis Scott po publikon në bashkëpunim me Dior.
Postimi i saj ishte një gjest mbështetjeje teksa Travis po kthehet në karrierë pasi një rrëmujë vdekjeprurëse mori 10 jetë në performancën e tij në festivalin “Astroworld” vitin e kaluar.
Si pjesë e kthimit të tij në qendër të vëmendjes, ai dhe Dior do të lansojnë atletet e tyre B713 sot (e mërkurë), kështu që Kylie modeloi këpucët të martën për t’i reklamuar para lansimit.
Ajo gjithashtu pozoi në një bluzë të shkurtër që theksonte format e saj të mahnitshme.
Kylie ndan dy fëmijë me Travis, një vajzë katërvjeçare të quajtur Stormi dhe një djalë të lindur këtë shkurt, emri i të cilit ende nuk është bërë publik.
Në nëntor, kur Kylie ishte shtatzënë me djalin e tyre, ajo mori pjesë në “Astroworld”, ku ndodhi një përplasje vdekjeprurëse e trupave. /Telegrafi/