Kylie Jenner po “shkëputet tepër” nga rrethi i saj i ngushtë, sipas burimeve që pohojnë se milionerja preferon të kalojë gjithë kohën me të dashurin e saj Timothee Chalamet.
Themeluesja e brendit Kylie Cosmetics dhe aktori i njohur e kanë mbajtur lidhjen e tyre nën radar, pasi u lidhën për herë të parë së bashku në prill të vitit 2023, shkruan DailyMail.
Gjatë asaj kohe, burimet e brendshme kanë zbuluar se Kylie ka filluar ngadalë të tërhiqet nga rrethi i saj më i gjerë shoqëror dhe është shndërruar në një person që qëndron vetëm në shtëpi.
“Kylie po shndërrohet sikurse vëllai i saj Rob, ajo po zgjedh të qëndrojë në shtëpi në pjesën më të madhe”, zbuloi një burim.
“Për Kylien është familja e saj, fëmijët e saj dhe më pas padyshim që ka dëshirë që të qëndrojë me Timothee”.
Milionerja siç duke ka humbur të gjithë interesin për të mbajtur paraqitjet me miqtë e industrisë.
“Koha për të dalë dhe për të bërë miqësi në Hollywood ka mbaruar për të. Ajo është 27-vjeçare, por është bërë si 70-vjeçare”.
“Ajo se çfarë i konvenon asaj është se shpenzon kohë jashtë vetëm kur ka nevojë. Kylie është shumë e zënë me lidhjen e saj, e sidomos për faktin se është nënë dhe një biznesmene”, deklaroi mes tjerash një burim. /Telegrafi/