Telegrafi

Kylie Jenner për një postim në Instagram fiton 1.2 milion dollarë

Kylie Jenner (Foto: Instagram/kyliejenner)

Heqja e numrit të saktë të pëlqimeve në rrjetin social, Instagram, do të sjellë probleme për disa personazhe të famshme, të cilët fitojnë para vetëm nga kjo gjë.

Por, njëra që nuk do të brengoset për këtë nuk ka dyshim se është ylli televiziv, Kylie Jenner.

Kjo ngase sipas një studimi nga kompania britanike “Hopper”, për personazhet më të paguar në Instagram, Kylie po vazhdon të thyejë rekorde.

Ajo paguhet 1.2 milionë dollarë për vetëm një postim në këtë rrjet social që i bie (1 milionë e 114 mijë euro), çmim ky që është rritur nga viti i kaluar ku merrte një milionë dollarë.

Vendin e dytë në listë e zë ylli botëror, Ariana Grande, e cila fiton 966 mijë dollarë për një postim në Instagram apo (867 mijë e 332 euro).

Gjithashtu, në muajin mars Forbes e quajti Kylien miliarderen më të re, në saje të linjës së kozmetikës që shitet në internet dhe në ULTA, me ç’rast i është rritur edhe audienca në rrjetin e lartpërmendur.

Nga ana tjetër, një shumë marramendëse nga Instagrami e fiton edhe futbollisti i famshëm botëror, Cristiano Ronaldo, ku renditet i pari në mesin e sportistëve të tjerë.

Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo për një postim në Instagram fiton 874 mijë euro, 300 mijë më shumë se Messi

Ai përfiton afro 784 mijë funte (874 mijë euro) për një postim që bën në rrjetin social Instagram, ku ka mbi 173 milionë ndjekës. /Telegrafi/