Duke sugjeruar që perandoria e saj së shpejti mund të zgjerohet në rrobat e banjës, Kylie, kohët e fundit paraqiti dokumente ligjore për markën tregtare “Kylie Swim” dhe “Kylie Swim By Kylie Jenner”.
Përveç rroba banjave, mbulesave, mbathjeve dhe aksesorëve të kokës, dokumentet gjithashtu mbulojnë pajisje si syze dielli, syze noti dhe peshqirë, sipas dokumenteve të paraqitura në Zyrën e Patentave dhe Markave të SH.B.A., të shikuara nga Page Six Style.
Për të kompletuar të gjitha gjërat e domosdoshme të ditës së plazhit të markës Kylie, dokumentet përfshijnë edhe çanta plazhi dhe çanta shpine.
Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” nuk është e huaj për rritjen e markës së saj, pasi ajo pas suksesit të linjës së saj të famshme Kylie Cosmetics lansoi Kylie Skin në vitin 2019. Ajo dhe motra Kendall Jenner gjithashtu kanë linjën e tyre të veshjeve, e cila përfshin rroba banja trendi.
Rroba banjat duket se janë një hap i ardhshëm i natyrshëm për Kylie, familja e famshme e së cilës shpesh dikton trendet e rroba banjave. /Telegrafi/