Telegrafi

Kylie Jenner mahnit me fotografitë me bikini, Kim i bashkohet për një pozë

Kylie Jenner (Foto: Instagram/kyliejenner)

Kylie Jenner ka ditur gjithmonë të tërheqë vëmendjen e faqeve rozë përmes imazheve që i shpërndan në rrjetet sociale.

Miliarderja e re ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku ka mahnitur me pozat me bikini. Pjesëtarja e klanit Kardashian/Jenner ka treguar se po kalon çaste të këndshme me motrat e saja.

Kështu, 22-vjeçarja i ka shpërndarë disa imazhe të saja pranë pishinës, si edhe një tjetër së bashku me Kim Kardashian duke vënë në fizikun mbresëlënës.

Më vonë, ajo ka shpërndarë video, ku shfaqet duke u argëtuar me motrat e saja të famshme Kim, Kourtney, Khloe Kardashian dhe Kendall Jenner.

Lexo po ashtu Kylie Jenner merr vëmendje me pozat në bikini
(Foto: InstaStory/kyliejenner)

Në ndërkohë, është raportuar se Kylie e ka rikthyer romancën me Travis Scott, me të cilin ishte ndarë për afro gjashtë muaj. /Telegrafi/