Kylie Jenner është e vendosur që të humbë edhe nëntë kilogramë të tjerë, për ta sjellë trupin e saj në formën më të mirë.
Në shkurt të këtij viti, 20-vjeçarja e solli në jetë fëmijën e parë dhe natyrisht se gjatë shtatzënisë ka shtuar në peshë.
Përmes disa postimeve në rrjetet sociale ajo ka treguar se tashmë duket për mrekulli, mirëpo është zotuar që t’i arrijë linjat e përsosura.
“Më duhet t’i humb nëntë kilogramë, mirëpo edhe kjo duket shumë mirë!”, ka thënë Kylie në një video të publikuar në Snapchat.
Këto ditë, ajo i ka publikuar edhe disa imazhe të tjera në Instagram, në të cilat është shfaqur mjaft sportive dhe është dukur shumë bukur.
Burimet kanë thënë se gjatë shtatzënisë, pjesëtarja e klanit Kardashian/Jenner nuk është ndier komode me trupin e saj. Për këtë arsye ajo është e vendosur që t’i rikthejë linjat e dikurshme trupore.
“Kylie dëshiron që të jetë një mama e re atraktive dhe është duke u angazhuar që kjo të ndodhë”, kanë thënë burimet, transmeton Metro.co.uk.
Në fillim të muajit shkurt, Jenner solli në jetë fëmijën e parë nga lidhja me Travis Scott. Vajzën e ka quajtur Stormi Webster. /Telegrafi/