Telegrafi

Kylie Jenner dhe Travis Scott pozojnë si superheronjtë e “Avengers” pranë një Ferrari

(Foto: Instagram/kyliejenner)

Këto ditë janë rezervuar për maninë Marvel, e cila po përhapet gjithnjë e më shumë nëpër botë, prej se është mbajtur premiera e vazhdimit të radhës të “Avengers”.

Në këtë ngjarje janë përfshirë edhe Kylie Jenner dhe i dashuri i saj, Travis Scott, të cilët kanë pozuar si Kapitenia Marvel dhe Iron Man.

Ata kanë pozuar si çift, edhe pse kostumet nuk përshtaten dhe dy protagonistët Kapitenia Marvel dhe Iron Man takohen vetëm në vazhdimin e fundit në “Avengers”.

Vajza e tyre Stormi, po ashtu, ishte veshur me një prej kostumeve të superheronjve të filmit “Avengers: Endgame”.

(Foto: Instagram/kyliejenner)

Siç ndodh rëndom me fotografitë që i publikon Kylie, ato kanë marrë miliona pëlqime nga fansat e shumtë të saj. /Telegrafi/