Telegrafi

Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet fotografoheh dorë për dore teksa largohen nga festa e ditëlindjes së Rosalias në Paris

Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet po shijojnë romancën e tyre të re në qytetin e dashurisë.

Ylli i “Kardashians”, 26 vjeç, u pa duke mbajtur gishtin e të dashurit të saj 27-vjeçar, teksa dilnin së bashku nga një automjet në Paris gjatë të hënës (25 shtator)..

Kylie kishte veshur një xhaketë të zezë dhe syze dielli, ndërsa aktori i “Wonka” u përpoq të mbulonte fytyrën me një kapele të zezë bejsbolli.

Foto: SplashNews.com

Chalamet gjithashtu kishte veshur një xhaketë të zezë për daljen e vonë të natës gjatë Javës së Modës në Paris.

Themeluesja e “Kylie Cosmetics” dhe aktori i “Dune”, të cilët nuk kanë fshehur romancën e tyre kohët e fundit, ishin në Francë për të marrë pjesë në festën e ditëlindjes së 31-të të këngëtares Rosalia në Folderol Wine Bar.

Foto: SplashNews.com

Ata u fotografuan gjithashtu duke dalë nga festa së bashku më vonë në mbrëmje.

Kjo dalje vjen vetëm disa javë pasi çifti e publikoi lidhjen e tyre duke dalur hapur në US Open në fillim të shtatorit.

Foto: SplashNews.com

Ata u panë teksa shikonin ndeshjen mes Novak Djokovic dhe Daniil Medvedev në New York.

“Ata janë shumë të mirë në komunikimin me njëri-tjetrin në një mënyrë të çuditshme që e bën këtë të ndihet si gjëja e vërtetë”, tha një burim në atë kohë.

Foto: SplashNews.com

“Unë mendoj se është gjëja e vërtetë”, tha burimi.

Spekulimet romantike filluan në prill, kur një burim i tha “Entertainment Tonight” se Jenner “po i pëlqente të shoqërohej me Timothee dhe të shihte se ku shkonte”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kylie Jenner

Ata e konfirmuan lidhjen e tyre kur u panë duke u puthur në turneun botëror të Beyonce “Renaissance” më 4 shtator.

Foto: SplashNews.comkylie jenner

Para Jenner, Chalamet ishte në lidhje me Lily-Rose Depp, si dhe me vajzën e Madonna, Lourdes Leon.

Ndërkohë, Jenner ndan dy fëmijë të vegjël – vajzën Stormi, 5 vjeç dhe djalin Aire, 1 vjeç – me reperin Travis Scott, me të cilin u takua nga viti 2017 deri në janarin e kaluar. /Telegrafi/