Telegrafi

Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet drejt martesës?

Ndërkohë që disa fansa besojnë se Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet mund të jetë në prag të ndarjes, marrëdhënia e tyre duket se po shkon në një nivel tjetër.

Një burim ekskluziv për “The US Sun” ka thënë se influencerja dhe aktori po mendojnë për t’u martuar.

Pasi konfirmuan publikisht marrëdhënien e tyre, fansat menduan se Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet i kishin ftohur marrëdhëniet.

Kylie Jenner & Timothee Chalamet

Ishte një supozim i drejtë, duke pasur parasysh se çifti i qetë nuk ishte parë së bashku për disa muaj.

Megjithatë, pavarësisht se disa fansa spekuluan se çifti ishte ndarë, ata të dy thuhet se ishin të zënë me angazhimet e punës.

Kylie Jenner & Timothee Chalamet

“Në të njëjtën kohë, ai dhe Kylie janë në një lidhje shumë serioze dhe mund të përfundojnë si burrë e grua”, tha një burim për “The US Sun”.

Timothee i kaloi muajt e fundit duke promovuar filmin e tij të fundit, “Dune: Part Two” dhe duke filmuar një film biografik të Bob Dylan.

Kylie, ndërkohë, po xhironte shfaqjen televizive të familjes së saj, “The Kardashians”, duke pushuar në Turks dhe Caicos dhe duke promovuar sipërmarrjet e saj të fundit të biznesit, “Khy” dhe “Sprinter Vodka”.

Tani që kalendarët dhe angazhimet e Timothee dhe Kylie po çlirohen, një burim i brendshëm thotë se fansat duhet të presin të shohin më shumë nga çifti – dhe ata madje mund të shfaqen së bashku në kamera. /Telegrafi/