Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet nuk kishin turp të shfaqnin dashurinë e tyre për njëri-tjetrin pasi më në fund dolën publikisht me romancën e tyre.
Çifti mezi i mbante duart dhe buzët – larg njëri-tjetrit teksa shikonin Beyoncen duke performuar në Los Angeles të hënën, shkruan DailyMail.
Kylie, 26 vjeçe dhe Timothee, 27 vjeç, u kapën duke shkëmbyer puthje të shumta teksa shikonin Beyoncen në krahët e njëri-tjetrit.
Diku tjetër në koncert, në spektakël u pa edhe ish-i dashuri i Kyliet, reperi Tyga.
Timothee e mbajti Kylien nga mbrapa ndërsa ajo kërcente me një fustan të vogël të veshur me çizme të larta deri në kofshë dhe flokët e saj të kapura në një topuz të çrregullt.
Aktori e puthi atë me pasion përpara se përfundimisht të ndërronin vendet, me Kylien që e mbante Timothee nga pas, ndërsa ai e mbante dorën e saj.
Aktori i filmit “Dune”, i veshur me një xhaketë dhe kapele, dukej i kënaqur dhe i lumtur duke shijuar një kohë cilësore me dashurinë e tij të re.
Pas muajsh interesi për romancën e tyre, Kylie dhe Timothee më në fund dolën haptazi në publik me romancën e tyre në koncertin e të madhes Beyonce.
Çifti u fotografua së bashku për herë të parë duke biseduar dhe flirtuar në stadiumin “SoFi” në Inglewood në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, në ndalesën e tretë dhe të fundit të këngëtares në turneun “Renaissance”.
Ndërsa miliarderja Jenner bisedonte me të dashurin e saj të përfolur, ai u pa duke pirë një cigare. Dyshja dukej se po kalonin një kohë të mrekullueshme, me Kylien që mund të shihej duke qeshur dhe duke e kthyer kokën pas diçkaje që aktori tha në një moment.
Koncerti i Beyonces – i cili u zhvillua në ditëlindjen e 42-të të këngëtares mblodhi një numër të madh të famshmëve në audiencë duke përfshirë: Adele, Justin Bieber dhe Hailey Bieber, Zendaya dhe Tom Holland, si dhe Kim Kardashian.
Në fillim të këtij muaji u konfirmua se Kylie dhe Timothée janë ende në një lidhje.
Ata janë takuar në heshtje që nga fillimi i prillit dhe nuk janë ndarë, raportoi TMZ. /Telegrafi/