Kylie Jenner u rikthye në rrjetet sociale për të uruar Hailey Bieber për ditëlindjen të hënën pasdite (22 nëntor).
Postimi në Instagram shënon herën e parë që 24-vjeçarja poston që nga reagimet në emër të saj dhe Travis Scott, pas tragjedisë së Astroworld që la 10 të vdekur më 5 nëntor.
Duke postuar një foto të Hailey në InstaStory, dhe vajzës së saj Stormi, të cilat shihen duke notuar në një pishinë, ylli televiziv uroi mikeshën për ditën e saj të veçantë.
“Gëzuar ditëlindjen Hailey Bieber. Ju jeni një person kaq i bukur brenda dhe jashtë. Të duam shumë”, ka shkruar Kylie në mbishkrimin e imazhit, shkruan DailyMail.
Ky ishte postimi i parë i Kylie në llogarinë e saj, por gjithashtu një postim u shpërnda në faqen e saj të “Kylie Cosmetics” për herë të parë që nga 5 nëntori.
Një burim i tha The Sun se pas katastrofës së Astroworld në Huston, më 5 nëntor, Kylie ka shtyrë datën e lansimit të linjës së saj të grimit, e cila del më 19 nëntor për katër vitet e fundit me radhë.
Para postimit të saj të hënën, Kylie kishte ndarë vetëm një deklaratë në Instagram në emër të saj dhe reperit pas tragjedisë në festivalin Astroworld.
Rreth 50,000 persona ishin të pranishëm në ngjarjen e 5 nëntorit dhe hetimi ende po vazhdojnë. Pas ngjarjes janë ngritur padi nga më shumë se 280 persona.
Kolektivisht mbi 3 miliardë dollarë padi janë ngritur kundër dy reperëve, Travis Scott dhe Drake si dhe promovuesve të ngjarjeve Live Nation, ScoreMore, si dhe Apple.
Kylie aktualisht është shtatzënë me fëmijën e dytë të Scott-it, çifti kanë edhe një vajzë, Stormi. /Telegrafi/