Telegrafi

Kylie e paturpshme, del në restorant me kostum të tejdukshëm (Foto)

Çfarëdo që mund të bëjë Kim Kardashian duket se akoma më mirë mund ta bëjë edhe motra e saj, Kylie Jenner.

Ylli i “The Keeping Up With The Kardashian” po e tërheq gjithë vëmendjen që ka pasur dikur motra e saj.

Lexo po ashtu Nuk ka modele më të mirë se Kylie Jenner për linjën e saj të rrobave (Foto)

Ajo është vetëm 19 vjeçare, mirëpo ka vetëbesim të madh në fizikun e saj. Aq sa gjatë një daljeje të zakonshme në një restorant për darkë, vendosi të vishej ashtu që i ekspozohej i gjithë trupi nën rroba.

Fatmirësisht kishte të brendshme

Megjithatë, për të ruajtur intimitetin, ajo kishte veshur të brendshme.

Kylie aktualisht ndodhet në New York në kuadër të Javës së modës atje, ndërsa njëherësh do të hapë edhe një dyqan në qytet.

Ylli televiziv do ta zgjerojë biznesin e saj të produkteve kozmetike, “Kylie Cosmetics”. /Telegrafi/