Kylian Mbappe duket se po tenton që të kalojë te Real Madridi në orët e fundit të afatit kalimtar, kështu të paktën raporton AS.
Sipas mediumit spanjoll, sulmuesi francez e kërkon dëshpërimisht kalimin te Los Blancos në orët e fundit.
Real Madridi ka bërë ofertë zyrtare rreth 170 milionë euro plus 30 milionë bonuse, por që nuk është pranuar nga Paris Saint-Germain.
AS bën të ditur se fituesi i Kupës së Botës me Francën ka kërkuar nga parisienët që ta vlerësojnë edhe një herë ofertën e bërë nga spanjollët.
PSG është e vendosur ta mbajë Mbappen në skuadër edhe pse kontrata e tij skadon në verën e vitit 2022.
Kështu, Real Madridi do ta ketë shansin që të arrijë marrëveshje me të qysh në janar dhe kalimi i tij të ndodhë pas 30 qershorit të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/