Telegrafi

Kylian Mbappe shënon gol të bukur në debutim me Real Madridin

Real Madridi nuk po ndalet tani ndaj Atalantas, duke realizuar me Kylian Mbappen golin e dytë në finalen e Superkupës së Evropës.

Pas golit të parë te Federico Valverdes, Real Madridi nuk ka vonuar dhe ka gjetur edhe golin e dytë në ndeshje.

Aksion i bukur mes Jude Bellingham dhe Kylian Mbappe, me francezin që gjuan me të parën për të shënuar për 2-0.

 

Gol që në debutim i Mbappe, i cili po zhvillon ndeshjen e parë me fanellën e Real Madridit.

Kur kanë mbetur më pa se 20 minuta, Real Madridi duket se po shkon drejt fitores dhe trofeun të Superkupës së Evropës. /Telegrafi/