Telegrafi

Kylian Mbappe mund të fitojë një trofe në ndeshjen e parë me Real Madridin

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe mund të fitojë një trofe qysh në ndeshjen e tij debutuese me ekipin e ri, Real Madridin.

Real Madridi dje (e hënë) njoftoi transferimin e Mbappes me parametra zero, pasi francezi vendosi të mos rinovojë kontratën me Paris Saint-Germain.

Kalimi te Los Blancos mund ta pres Mbappen me trofe qysh në ndeshjen e tij debutuese.

Lexo po ashtu “Një ëndërr e bërë realitet”, fjalët e para të Mbappes si futbollist i Real Madridit

Ndeshja e parë zyrtare e Mbappes për Real Madridin do të zhvillohet më 14 gusht dhe ajo është finalja e Superkupës së Evropës kundër Atalantës.

Kështu, Mbappe tashmë mund të fitojë një trofe në ndeshjen e tij të parë si lojtar i Real Madridit.

Lexo po ashtu Si do të duket formacioni i Real Madridit sezonin e ardhshëm? – yje si Vinicius, Mbappe, Bellingham udhëheqin

Gjithashtu, Superkupa e UEFA-s është një trofe që Mbappe nuk e ka fituar kurrë në karrierën e tij, pasi francezi nuk ngriti kurrë asnjë trofe evropian gjatë kohës që ishte në PSG.

Mbappe fitoi 16 trofe në Francë përpara se të bashkohej me Real Madridin, por asnjëherë Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/