Telegrafi

Kyle Walker zbulon emrin befasues si kundërshtarin e tij më të fortë ndonjëherë

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Kyle Walker doli me një zgjedhje befasuese kur u pyet për lojtarin që ka vuajtur më shumë kundër tij gjatë karrierës.

Një nga mbrojtësit më të shpejtë që ka luajtur ndonjëherë futboll, Walker ka performuar mirë kundër lojtarëve si Kylian Mbappe, Raheem Sterling, Vinicius Jr dhe Marcus Rashford – me ritmin e tij krejtësisht të çmendur në situatat një kundër një.

Megjithatë, reprezentuesi anglez ka pranuar se është një lloj lojtari krejtësisht i ndryshëm ndaj të cilit ka pasur vështirësi në mbrojtje.

Lexo po ashtu Rio Ferdinand zgjedh formacionin më të mirë të kombinuar të Man Utd dhe Man City që nga viti 2000 – lë jashtë shumë legjenda

Gjatë karrierës së tij, Walker veçoi ish-yllin e Arsenalit dhe Cityt, Samir Nasri si lojtarin që i dha atij shumë probleme në daljen nga krahu dhe marrjen e topit.

“Më pëlqente të luaja kundër Sterling. Më pëlqente shumë. Jo në një mënyrë mosrespektimi, e dija se ai ishte një lojtar i mirë dhe nëse do të bëja mirë kundër tij, njerëzit do ta vlerësonin atë që po bëj”, ka thënë fillimisht Walker në podcastin FIVE të Rio Ferdinand.

“Nasri. Dikur e urreja Nasrin. Ai thjesht e fuste veten në paketë. Vendos këdo kundër meje një kundër një, unë jam mirë, por ai lojtar i zgjuar më shkaktonte probleme”.

“Unë dhe Gael Clichy kishim probleme me të, e humbnim ritmin”, përfundoi mbrojtësi anglezi i Cityt. /Telegrafi/