Telegrafi

Kyle Walker tregon dy trajnerët që e ndihmuan atë gjatë skandalit për tradhti

Kapiteni i Manchester Cityt, Kyle Walker, ka përjetuar një periudhe mjaft të vështirë në jetën e tij personale pas ndarjes nga gruaja e tij Annie Kilner.

Anglezi u akuzua për tradhti ndaj Kilner në disa raste gjatë viteve të fundit pasi u zbulua skandali se kishte fëmijë me gazetaren Lauryn Goodman.

Për këtë temë dhe detaje tjera nga jeta personale, Ëalker i kishte thënë të gjitha në një intervistë të dhënë se fundmi, ku ndër të tjerash tregoi dy trajnerët që i kanë qëndruar afër atij në këto momente të vështira.

“Ai (Guardiola) nuk e dinte se çfarë ishte duke ndodhur. Unë nuk dëshiroja që t’i tregoja sepse nuk doja që ai të mendonte se unë nuk jam i fokusuar në punën time. Nuk mund ta falënderoj mjaftueshëm për besimin dhe mirëkuptimin që ka shfaqur ndaj meje gjatë këtyre katër viteve”, ka thënë Walker.

Lexo po ashtu Gjashtë muaj pasi u bë baba i një vajze me të dashurën jashtë-martesore, Walker është në pritje të një fëmije me ish-gruan e tij

Reprezentuesi anglez gjithashtu konfirmoi se përveç Guardiolës edhe përzgjedhësi i kombëtares Gareth Southgate e ka mbështetur atë gjatë kësaj kohe, duke i dërguar mesazhe.

“Për përzgjedhësin e kombëtares suaj të iu kontaktojë juve në një periudhë si kjo e imja, kjo shkon përtej futbollit”, shtoi Walker.

Walker momentalisht po jeton i vetmuar në një apartament me qira pas ndarjes nga Kilner, teksa në të njëjtën kohë po përpiqet t’i lë anash problemet familjare dhe të fokusohet tek Manchester City.

Anglezi ka bërë 29 paraqitje për “Qytetarët” këtë sezon dhe vazhdon të mbetet një lojtar kyç i formacionit të Pep Guardiolës./Telegrafi/