Telegrafi

Ky zëvendësim i Klopp fundosi Liverpoolin në pjesën e dytë

Liverpooli është mundur nga Southamptoni me rezultat 3-2 në Ligën Premier.

Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp shkoi në pushim me dy gola në epërsi, por gjërat në pjesën e dytë morë një kah tjetër.

E gjitha kjo pasi tekniku gjerman inkuadroi në pjesën e dytë mbrojtësin Martin Skrel, i cili këtë ndeshje ishte një tmerr në vete.

Sllovakut iu nevojitën vetëm katër minuta në fushë për të shkaktuar penallti, por fatmirësisht për Reds, portieri belg Simon Mignolet arriti ta mbrojë atë.

Liverpooli pranoi aq gola në 45 minuta me Skrtel, aq sa kishte pranuar në 795 minuta pa atë dhe një pjesë të madhe për këtë e ka vetë mbrojtësi, i cili nuk arriti të tregojë asgjë pozitive. /Telegrafi/