Sipas një studimi nga “The New England Journal of Medicine”, drita e ekranit mund të sabotojë shikimin tuaj.
Ndonëse e dini se përdorimi i celularit përpara se të flini ju shkakton probleme me gjumin, me siguri vazhdoni ta bëni një gjë të tillë.
Epo mesa duket ka ardhur momenti të bëheni pak më seriozë për mospërdorimine celularit në krevat pasi ka rezultuar se disa gra, kanë pësuar verbëri të përkohshme pas përdorimit të celularëve në errësirë.
Në një rast, një 22-vjeçare kishte përjetuar humbje shikimi të përkohëshëm në syrin e majtë gjatë natës, ndërkohë që në një rast tjetër, një grua nuk shihte fare nga njëri sy çdo ditë pasi zgjohej, për rreth 15 minuta.
Mjektë arritën në përfundimin se një gjë e tillë shkaktohej nga përdormi i celularit para gjumit, kur përgjithësisht njëri sy është i bllokuar nga jastëku.
Kështu që nëse vërtet ju duhet të qëndroni para ekranit kur jeni në shtrat, sigurohuni që ta shihni ekranin me të dy sytë, konstaton “The New England Journal of Medicine”.