Site icon Telegrafi

Ky truk për ngrohjen e picës u bë viral në internet, a e keni provuar?

Një truk për ngrohjen e picës së ftohtë është bërë virale në rrjetet sociale, tash e një kohë.

Kjo metodë, si duket ka funksionuar për shumë njerëz, të cilët nuk kanë hezituar ta ndajnë me të tjerët rezultatin e kënaqshëm, transmeton Telegrafi.

Krejt çfarë duhet të bëni është që të vendosni copëzat e picës në një tigan dhe shtoni pak ujë. Pasi ta keni bërë këtë vendosni një kapak dhe prisni derisa uji i shtuar të avullohet.

Pasi të jetë ngrohur do të shihni se si pica do të jetë sikurse të ketë dalë menjëherë nga furra.

Përdoruesit gjithashtu në vend të ujit vendosën copëza të vogla akulli dhe e ngrohën picën me të njëjtën metodë.

Uji ndihmonte që djathi i picës të shkrihet përsëri. /Telegrafi/

Exit mobile version