Telegrafi

Ky truk ju mëson si ta ngrini lart vetullën vetëm me një ‘masazh’ të vogël me gisht!

TikTok sjell gjithmonë risi në botën e modës, gimit, ushqimeve dhe të bukurës në përgjithësi.

Ju kujtohen truqet që përdorueset provonin për të ndryshuar formën e mollëzave apo për të krijuar efekt tërheqjeje te sytë? Me siguri që po.

Epo tani, radhën e ka një tjetër truk, shumë më i thjeshtë dhe i shpejtë. Nëse doni të shihni si do dukeshit nëse do i kishit vetullat shumë më lart se aktualisht, mjafton të mbani një gisht poshtë cepit të vetullës, ta ngrini pak lart, dhe me gishtin tregues të dorës tjetër, të masazhoni me lëvizje rrethore zonën mbi majën e vetullës, shkruan Anabel.

Tingëllon e komplikuar? Nuk është aspak. Ja një video që e ilustron:

A funksionon? Siç e shihni, po!

A zgjat? Për fat të keq ose të mirë, rezultati nuk zgjat shumë dhe brenda pak minutash vetulla kthehet në formën fillestare. “Qëndron ashtu vetëm ca minuta. Pas një ore, është tërësisht siç ishte më parë”, shkruan dikush.