Stefano Pioli thuhet se është në pole pozicion për postin e trajnerit të Interit, duke lënë pas vetes ish-trajnerin e Villarrealit, Marcelino.
Besohet se të dy trajnerët do të jenë nesër në Milano për një intervistë, pasi shpresojnë për t’u emëruar si pasardhës të Frank de Boer në stolin e Interit.
Takimi është duke u zhvilluar sonte mes pronarëve të klubit, Suning Group dhe atyre të cilët drejtojnë klubin në bazë të përditshme.
Sipas Premium Sport, burime të afërta me ish-trajnerin e Lazios, Pioli, janë optimistë se ai është në pole pozicion për të qenë trajneri i ardhshëm i Interit.
Super-agjenti Kia Joorabchian, i afërt me drejtuesit e klubit është shtyrë për Marcelinon, por drejtori sportiv, Piero Ausilio dhe zëvendës-presidenti, Javier Zanetti favorizojnë trajnerin italian. /Telegrafi/