Telegrafi

Ky super gol ndaj Sassuolos, dëshmon se Arbër Zeneli është i gatshëm të ‘shpërthejë’ në edicionin e ri

Arbër Zeneli është duke u përgatitur fuqishëm për edicionin e ri, derisa po tregon formë të mirë në ndeshjes para-sezonale.

Reprezentuesi i Kosovës ka vuajtur nga lëndimet për disa kohë, por që shpreson që në sezonin 2022/23 të ketë më shumë fat.

Derisa Reims po përgatitet për edicionin e ri, Zeneli ka shënuar një gol të bukur ndaj ekipit italian, Sassuolos.

Sulmuesi kosovar ka shënuar në barazimin 2:2 të Reimsit në minutën e 61’të të takimit, me një parabol fantastike.

Madje, portieri mbeti i habitur nga goditja e sulmuesit kosovar. /Telegrafi/