Telegrafi

Ky reper amerikan pohon se ka fjetur me tri motrat Kardashain!

Reperi amerikan, The Game, i cili për një kohë gjatë është duke u fjalosur përmes rrjeteve sociale me “Klanin Kardashian”, ka publikuar një këngë të re, në të cilën pohon se ka kryer marrëdhënie seksuale me tri motrat Kardashian.

“Më parë kam kryer seks me peshqit që Usher i refuzonte, pastaj kam bërë seks me Kardashianët”, thuhet në tekstin e këngës “Sauce”.

The Game kohë më parë ka qenë në lidhje me Kim kardashian, të cilën rastësisht e ka zbuluar kur e akuzuan se është në romancë me Kimin, Khloe Kardashian, transmeton Telegrafi.

“Qesharake janë këto thashetheme, pasi që Khloen e njoh për më shumë se dhjetë vjet. Kam qenë në lidhje me Kimin ndërsa me Khloen jemi vetëm miq”, tha ai.

Mbetet të shihet nëse do të vazhdojnë të jenë miq, kur kjo këngë të publikohet edhe zyrtarisht. /Telegrafi/