Telegrafi

Ky qytet përcaktohet nga Google si qendra e botës

Qyteti Çorum në Turqi është përcaktuar si qendra e botës për nga sipërfaqja gjeografike.

Motori më i madh i kërkimit në botë, Google, ka përcaktuar qytetin Çorum si qendrën gjeografike të botës, transmeton AA.

Çorum, i cili ka qenë deri më tani nga matjet teorike si qendra e botës, tashmë është përcaktuar edhe nga Google Maps si i tillë.

Andrew J. Woods në disa matje në vitin 1973 kishte përcaktuar si qendrën gjeografike të tokës, një zonë rreth 150 kilometra në juglindje të kryeqytetit të Turqisë, Ankara.

Ndërsa në vitin 2003 Holger Isenberg duke bërë matje me modelin dixhital global, kishte pohuar se qendra gjeografike e botës është Çorumi.

Ndërkohë më herët kanë ekzistuar teori se qendra gjeografike e tokës është zona ku janë edhe piramidat e Egjiptit.