Telegrafi

Ky prezervativ quhet LEJLEK! Në vend që të mbrojë nga shtatzënia, ai sjell BEBE! (Video)

Shikoni udhëzimin për përdorimin e prezervativit LEJLEK dhe do të ngazëlleheni. Apo mbase do të befasoheni.

Në treg ka dalë prezervativi i cili sjell bebe, transmeton Telegrafi.

Edhe pse deri tani prezervativët shërbenin për pengimin e shtatzënisë, ky i tashmi është i veçantë.

Fjala është për veglën e cila zgjidh problemin e ngjizjes.

Prezervativi është mjet më i përhapur për kontracepsion. Mirëpo, është shpikur prezervativi Lejlek, i cili mbledh spermatozoidet dhe i dërgon drejtpërdrejt në fytin e mitrës, dhe në këtë mënyrë shton mundësinë e ngjizjes.

Vegla është lansuar në vitin 2014, ndërkaq hulumtimet tregojnë që deri tani janë lindur 150 bebe të ngjizura në këtë mënyrë.

Përshtatshmëria e kësaj vegle të re teknologjike është që çiftet mund ta përdorin në shtëpinë e tyre, por kushton shumë më lirë se ngjizja artificiale. /Telegrafi/