Një polic i cili po patrullonte rrugëve të qytetit kishte vendosur të ndalet për disa minuta para dy vajzave të vogla, të cilat po mundoheshin të mësonin të vallëzojnë.
Polici holandez kishte shokuar të gjithë, kur filloi të bëjë disa lëvizje interesante në qendër të qytetit derisa po festonin ditën e mbretit, transmeton Telegrafi.
Jaimy-Lee që ishte dëshmitare e këtij rasti kishte filmuar këtë moment interesant, ndërsa videon që e ka publikuar në internet është pëlqyer mjaft.
Ajo ishte duke qëndruar në një restorant kur pa dy policë duke qëndruar me dy vajza të reja, të cilave njëri prej policëve ua mësoi disa stile të vallëzimit. /Telegrafi/