Një nënë me coronavirus i nxit britanikët të “ndalen së qenuri egoist” dhe “të qëndrojnë në shtëpi” në një video emocionale.
Sipas medieve britanike, përcjell Telegrafi, Marcela Diaz Young filmoi kërkesën e saj pesë-minutëshe që njerëzit të ndihmojnë në mbajtjen e të tjerëve të sigurt dhe parandalimin e përhapjes së coronavirusit, i cili tani ka vrarë 335 britanikë dhe ka infektuar më shumë se 6.600 të tjerë.
Duke luftuar përsëri lotët, ajo thotë: “Unë dua t’u them të gjithëve – ju lutem, rri në shtëpi. Ju lutem, ju lutemi, respektoni karantinën”.
“Kjo është shumë, shumë serioze. Njerëzit me shumë probleme shëndetësore mund të vdesin, andaj mos u bëni egoist. Mendoni për njerëzit në rrezik”.
Marcela, që besohet se është nga Londra, kollitet ndërsa thotë kërkesën e saj. Ajo detajon simptomat e saj të zymta.
“Kam pasur një javë të vërtetë, vërtet të keqe javën e kaluar. Unë ende përpiqem të marr frymë”, shton ajo.
“Të gjithë thonë” nuk do të vdesësh Marcela. “Unë nuk do të vdes, e di këtë, por ne po infektojmë njerëz me rrezikun që ata të vdesin”.
“Java e kaluar për mua ishte një javë kaq e tmerrshme. Është gjëja më e tmerrshme që mund të ndodhë me ju. Ju nuk mund të merrni frymë siç duhet”.
“Unë jam e frikësuar, shumë e frikësuar. Trupi im po lufton”.
Ajo shtoi: “Mendova se kjo nuk do të ndodhte me mua. Mendova se do të ishte grip normal – ky nuk është grip normal”. /Telegrafi/