Telegrafi

Ky njeri do të jetë bartës liste për BDI-në në njesinë numër tre

Bashkimi Demokratik për Integrim ka bërë të ditur se Nafi Durmishi do të jetë bartës i listës së BDI-së në Njësinë e tretë zgjedhore.

Durmishi është nga fshati Jabollçisht i Velesit ndërsa me profesion është mjek.

Në ndërkohë, në parti akoma po vazhdohet me kalkulimet e emrave të kandidatëve që do të grumbullojnë më shumë vota në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Tani për tani, i sigurt është vetëm emri i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti si bartës i listës në Njësinë e gjashtë zgjedhore./Telegrafi/