Gjyqtari Anthony Taylor është kritikuar nga tifozët e Chelseat, pas një vendimi të diskutueshëm gjatë barazimit të Blues me Liverpoolin.
Taylor e përjashtoi Reece Jamesin në fund të pjesës së parë për shkak se ndaloi topin me dorë që të futej në portën e skuadrës së tij. Fillimisht, gjyqtari lejoi që loja të vazhdonte, por pasi u këshillua me VAR, Taylor i dha The Reds një penallti dhe e ndëshkoi Jamesin me karton të kuq.
Vendimi ndezi disa skena të zjarrta në fushë dhe çoi në golin e barazimit të Liverpoolit, një penallti të ekzekutuar nga Mohamed Salah.
RED CARD FOR REECE JAMES, PENALTY FOR LIVERPOOL! 🔴 pic.twitter.com/8HPngr29xs
— ESPN FC (@ESPNFC) August 28, 2021
Kjo nuk është hera e parë që zyrtari ka marrë disa vendime kontroverse kundër Blues, me një tifoz të Chelseat duke përpiluar një listë të gjerë në Twitter rreth ‘vendimeve të gabuara’ që Taylor ka marrë.
Këto përfshijnë dështimin e tij për të dalluar një lojë me dorë nga Alexis Sanchez i Arsenalit gjatë Finales së Kupës FA nëvitin 2017 dhe përjashtimin e Mateo Kovacic në Wembley vitin e kaluar.
“Anthony Taylor i lindur në Mançester gjithmonë e ndëshkon gabimisht Chelsean”, thuhet në postim. “Me siguri nuk mund të jetë një rastësi pas 21 herë?”.
Zhgënjimet e tifozëve me Taylor arritën kulmin e tyre të shtunën mbrëma, me një peticion që kërkon që gjyqtari të mos referojë më ndeshjet e Chelseat duke arritur mbi 40,000 nënshkrime brenda një dite nga postimi.
“Është e qartë se ky njeri ka një agjendë të fortë kundër institucionit që është Chelsea FC”, thuhet në përshkrimin e peticionit . “Për shembull, ai ka përjashtuar lojtarët pa asnjë arsye dhe ka rrezikuar rezultatet tona”.
https://twitter.com/RedAlvin4/status/1431681764561457154
“Ne besojmë fuqishëm se kjo duhet të hetohet dhe Anthony duhet të ndalohet të drejtojë ndeshjet e Chelseat”.
Kjo nuk është hera e parë që tifozët e futbollit nisin një peticion kundër gjyqtarëve. Në shkurt, mijëra nënshkruan një fushatë që Mike Dean të shkarkohet si gjyqtar i Ligës Premier pasi ai çuditërisht përjashtoi Tomas Soucek të West Ham United kundër Fulham në Craven Cottage. /Telegrafi/
Reece James red card at Liverpool vs Chelsea.
I don't know why people were arguing about the red card clearly you can see James moving his hand towards the ball. He also denied Liverpool a clear goal scoring opportunity. Rules are rules. pic.twitter.com/HGi7bt8kD0
— Kyama (@ElijahKyama_) August 29, 2021