Site icon Telegrafi

“Ky njeri është një demon” – tifozët mbesin të shokuar nga pamjet ku Fury shihet duke e lëpirë gjakun e Wilderit

Tyson Fury i ka lënë të shokuar tifozët në mbarë botën, pasi u publikuan pamjet ku shihej se si ai lëpinte gjakun e Deontay Wilderit.

Gypsy King e dominoi gjithë takimin, duke e nokautuar në raundin e shtatë amerikanin që ishte kampion në fuqi i titullit WBC në peshat e rënda.

Britaniku i shkaktoi humbjen e parë Wilderit dhe i mori titullin, për t’u rikthyer kështu në majat e boksit.

Tyson Fury – Deontay Wilder. (Photo by Al Bello/Getty Images)

Por, në momentin që po zhvillohej rimeçi, Fury shihej duke e lëpirë gjakun e amerikanit që kishte pësuar lëndim në vesh.

Kamera kishte arritur ta kap me kohë atë veprim të kampionit të ri në peshat e rënda në boks, derisa tifozët kishin mbetur të shokuar.

“Ky njeri është një demon”, ka shkruar një tifoz në llogarinë e tij në Twitter.

Ato pamje ishin me të vërtetë shokuese, pasi nuk pritej që Fury do të lëpinte gjakun e Wilderit, e që më shumë për të ishte si një provokim. /Telegrafi/

Exit mobile version