Ky mercedes është ekspozuar në muzeun e Porsche.
E keni marrë me mend, po flasim për Mercedes 500E, ndoshta sedani më i mirë i kohës së tij, në zhvillimin e të cilit ka marrë pjesë edhe Porsche.
Ai tani po feston 30 vjetorin e ‘lindjes’.
Menaxheri i projektit të zhvillimit Michael Holscher dhe Michael Monig të menaxhmentit të Porsche bënë një video në lidhje me këtë veturë të veçantë, transmeton Telegrafi.
U deshën 18 ditë për t’u prodhuar dhe u prodhuan gjithsej 10,479 kopje.
Kompania Porsche bëri disa ndërhyrje brenda kësaj vetura dhe tashmë ajo është gjysmë Mercedes dhe gjysmë Porsche. /Telegrafi/