Site icon Telegrafi

Ky ishte reagimi i zyrtarit të parë të lartë qeveritar izraelit, pas vrasjes së liderit të Hamasit

Ministri i Trashëgimisë, Amichay Eliyahu është zyrtari i parë i lartë qeveritar që reagoi ndaj vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran.

Ai, përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se “kjo është mënyra e duhur për të pastruar botën nga kjo ndyrësi”.

Komentet e tij vijnë pavarësisht raporteve të mediave hebraike se kryeministri Benjamin Netanyahu urdhëroi ministrat e tij të heshtin për atentatin brenda natës në kryeqytetin iranian, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Pamje që thuhet se tregojnë liderin – tashmë të vrarë - të Hamasit, disa orë para vdekjes së tij

Ndryshe, Izraeli nuk e ka komentuar zyrtarisht vdekjen e Haniyeh.

Me këtë, Eliyahu, një anëtar i partisë së ekstremit të djathtë Otzma Yehudit të Ministrit të Sigurisë Kombëtare Itamar Ben Gvir, indirekt pranoi se Izraeli qëndronte pas vrasjes.

“Dora e hekurt që do t’i godasë është ajo që do të sjellë qetësi dhe pak rehati dhe do të forcojë aftësinë tonë për të jetuar në paqe me ata që kërkojnë paqe”, ka thënë më tej ai.

Kështu, sipas tij, “vdekja e Haniyeh e bën botën një vend pak më të mirë”. /Telegrafi/

Exit mobile version