Steven Gerrard nuk mund të qëndrojë duarkryq kur skuadra e tij e zemrës Liverpool shënon gol.
Ai ishte i pranishëm në Afield në ndeshjen që Liverpooli barazoi 1-1 me Chelsea të martën në mbrëmje.
Liverpool ishte duke humbur 1-0, me një gol të David Luiz, ndërsa shifrat u barazuan nga Georginio Wijnaldum në minutën e 57-të.
Kur u shënua goli Gerrard u ngritë në këmbë dhe festoi me zemër për golin e shënuar.
Ai u ul pastaj, por gëzimi i tij i madh ka bërë bujë ne mediat angleze ku shumë prej tyre kanë shkruar për pasionin e Gerrardi për klubin e kuq. /Telegrafi/
Think Steven Gerrard might have enjoyed that @LFC equaliser…👀🙌 #LIVCHE pic.twitter.com/glHHm6aHQa
— Football on TNT Sports (@footballontnt) January 31, 2017