Hunter Jobbins nga Kansas i Shteteve të Bashkuara është bërë viktimë e vjedhjes, por kjo nuk e ka mërzitur aspak.
Megjithëse ia kanë vjedhur çokollatën që e kishte lënë në veturë, studenti e ka gjetur një shënim ku i kërkohet falje për rastin, transmeton Telegrafi.
Ai e kishte lënë vetëm 15 minuta makinën e pambikëqyrur dhe ka mjaftuar që të kryhet vjedhja, por jo edhe ndonjë dëmtim tjetër.
“E pashë KitKat në mbajtësen e gotës. E dua shumë këtë çokollatë dhe e provova derën nuk ishte e mbyllur. Nuk kam marrë asgjë tjetër pos kësaj. Të kërkoj falje, isha i uritur”, shkruan në një copë letër higjienike.
“Do ta bëja edhe unë të njëjtën gjë”, është një nga komentet lidhur me rastin. /Telegrafi/