Telegrafi

Ky futbollist e zëvendëson Montolivon te kombëtarja italiane

Pasi Riccardo Montolivo pësoi një lëndim në gju dhe nuk do të mund të luajë për Italinë ndaj Maqedonisë, trajneri e ka zëvendësuar atë me kapitenin e Torinos, Marco Benassi.

Montolivo u largua nga kampi Azzurri sot, pas largimit në ndeshjen me Spanjën pas vetëm 30 minutash lojë.

Kjo pasi ishte i paaftë për të vazhduar ndeshjen pas dëmtimit të gjurit të tij të majtë në një përplasje me mbrojtësin e Real Madridit, Sergio Ramos.

Lexo po ashtu Italia dhe Spanja ndahen në paqe, barazimi i konvenon Shqipërisë (Video)

Si rezultat, trajneri i kombëtares italiane, Giampiero Ventura ka vendosur të ftojë Benassin, pasi po përjeton formë të mirë pasi ai shënoi në fitoren e klubit të tij ndaj Fiorentinës.

22-vjeçari i talentuar ka qenë një futbollist i përhershëm në ngritjen e Italisë U-21 nën Luigi Di Biagio dhe shpresohet që të shohin atë duke luajtur në kualifikueset e Kupës së Botës të dielën. /Telegrafi/