Telegrafi

Ky filmim i vuri shkencëtarët në dyshim: A është zhdukur kjo kafshë para 80 vitesh, apo ende jeton? (Video)

Në Victoria të Australisë është filmuar një kafshë misterioze, që besohet të jetë Tigri i Tasmanisë, që për herë të fundit është para 80 vitesh.

Pamjet e marra nga kamera e vendosur në mal, ka nxitur debat nëse kjo gjallesë e egër jeton ende, apo është zhdukur përgjithmonë, transmeton Telegrafi.

Në videon që mund ta shihni më poshtë, shihet një krijesë si qen, por me fytyrë shumë të mprehtë dhe bisht të gjatë, njëjtë sikurse ‘thylacine’ siç njihet kjo kafshë në gjuhën shkencore.

“Kamera që ka qëndruar për tri javë në mal, e ka kapur atë që po besojmë të jetë Tigri i Tazmanisë. Mendonim se i fundit ka ngordhur në vitin 1930, por po del të ketë ende të gjallë”, shkruan në hulumtimin e grupit që merret me botën shtazore.

Ndryshe, para disa vitesh, një alpinist ka thënë se e ka parë këtë shtazë të rrallë, por nuk ka pasur mundësi ta dokumentojë. /Telegrafi/