Site icon Telegrafi

Ky është zyrtari i parë evropian që konfirmon kandidaturën për tu bërë shef i ri i NATO-s

Presidenti i Rumanisë ka njoftuar se do të kandidojë për lidershipin e NATO-s.

Klaus Iohannis tha se aleanca duhet të “ripërtërijë pikëpamjen rreth misionit të saj” dhe Evropa Lindore kishte “një kontribut të çmuar në vendimet e NATO-s”.

Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Franca dhe Gjermania kanë mbështetur kryeministrin në largim holandez, Mark Rutte për t’u bërë shefi i parë i ri në një dekadë.

Lexo po ashtu Kryeministrja estoneze mund të bëhet shefja e ardhshme e NATO-s

Kujtojmë se mediat kishin raportuar se kandidate ishte edhe kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, shkruan skynews.

Jens Stoltenberg do të largohet nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm në muajin tetor, pasi ka udhëhequr reagimin ndaj luftës që nga fillimi i saj.

Udhëheqësit e NATO-s emërohen me konsensus unanim midis 32 anëtarëve të saj. /Telegrafi/

Exit mobile version