Johnny Depp dhe gruaja e tij, Amber Heard, kanë xhiruar një video kërkimfaljeje ndaj Australisë, pasi janë kritikuar që në mënyrë ilegale i kanë futur qentë në atë shtet.
Aktorja është gjobitur me 1.000 dollarë për këtë gjë, ndërsa duket se ka qenë e detyruar që të kërkojë falje publike për sjelljen e saj.
Zëvendëskryeministri australian, Barnaby Joyce, e ka publikuar videon në profilin e tij në Facebook që për një kohë të shkurtër është bërë hit në internet.
Mirëpo, deklaratat e çiftit të famshëm kanë nxitur një varg shakash, pasi xhirimi i tyre duket si i montuar dhe aktorët duken si të detyruar që ta xhirojnë atë.
Kjo video është quajtur si “roli më i keq i Depp”, ndërsa ai dhe partnerja e tij janë akuzuar se këtë e kanë bërë vetëm për të marrë dënim më të vogël. /Telegrafi/