Në ndeshjen e Shqipërisë ndaj Maqedonisë ka ndodhur diçka interesante.
Një foto e kapur gjatë momenteve të këndimit të himnit kombëtar shqiptar pak moment përpara fillimit të ndeshjes Shqipëri-Maqedoni, tregon më së miri patriotizmin dhe integritetin e lartë të efektivëve të policisë shqiptare.
Ky pjesëtar i forcave policore ka nderuar më së miri veten e tij dhe gjithë kombin.
Gjatë intonimit të himnit kombëtar, pjesëtari i forcave e ka respektuar në maksimum duke vendosur dorën në zemër. /Telegrafi/