Telegrafi

Ky është vendimi i Schalkes për Donis Avdijajn

GRAZ,AUSTRIA,13.MAR.16 - SOCCER - tipico Bundesliga, SK Sturm Graz vs FK Austria Wien. Image shows Donis Avdijaj (Sturm). Photo: GEPA pictures/ David Rodriguez Anchuelo

Super sulmuesi shqiptar, Donis Avdijaj ka përfunduar huazimin e tij tek skuadra austriake Sturm Graz.

Talenti i madh nga Istogu ishte huazuar në Bundesligën austriake nga Schalke 04, skuadër e cila i ka vënë një klauzolë prej 49 milionë euro.

Por drejtori i Schalke 04, Christian Heidel ka folur për Donisin, duke thënë se ai mund të qëndroi në Schalke por ekziston edhe mundësia e huazimit.

“Ai duhet të kthehet dhe pastaj, nëse duhet të mbetet patjetër te Schalke 04, këtë nuk mund ta them. Unë them për momentin vetëm se Avdijaj duhet të kthehet një herë”, ka thënë trajneri sportive i klubit gjerman.

Pas përfundimit të huazimit, Avdijaj duhet ta bind trajnerin e Schalkes për të qëndruar në ‘Veltins Arena’

“Unë e kam ndjekur Donis Avdijaj për disa kohë dhe e di historinë e tij te Schalke 04. Ai e bëri punën e tij shumë mirë në Graz. Jo më kot, klubi austriak do të donte ta mbante akoma Avdijajn. Unë kam zhvilluar një bisedë të gjatë me të. Tani presim vetëm që të kthehet dhe të shikojmë çfarë hapësirash do t’i japë trajneri”.

“Nëse duhet të bëhet e qartë se ka një shans për të luajtur te Schalke 04, të gjithë njerëzit janë të lumtur. Megjithatë, nëse ka pak mundësi për t’u ingranuar në formacionin e skuadrës, atëherë mendoj se do të ishte më e mirë për të dyja palët të vazhdonte forma e huazimit. Pra, Avdijaj të shkonte diku jashtë, ku mund të merrte më shumë praktikë ndeshjesh”tha Heidl. /Telegrafi/