Telegrafi

Ky është vendimi i De Biasit për të ardhmen

Trajneri italian i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi ka folur për të ardhmen e tij.

Pasi arriti që ta bëjë realitet ëndrrën shekullore të shqiptarëve, duke e dërguar Shqipërinë në një Kampionat Evropian, De Biasi llogaritet një hero nga gjithë shqiptarët.

Por pas suksesit italiani ka pasur shumë oferta, ndërsa ai ishte edhe në listën e ngushtë të Italisë.

Vetë De Biasi ka folur për të ardhmen e tij duke thënë se do të qëndroi te Shqipëria.

“Kam një kontratë me Federatën deri në 2017, ndaj mendoj se në kualifikueset e Botërorit tjetër do të jem trajneri i Shqipërisë, përveçse në rast se presidenti e mendon ndryshe”, tha De Biasi. /Telegrafi/