Telegrafi

“Ky është vendi ku digjen gomat”, përplasen dy vetura gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në një televizion në Shqipëri

Në emisionin D-Night të televizionit shqiptar OraNews, ka ndodhur një ngjarje e pazakontë gjatë raportimit të drejtpërdrejtë nga kryeqyteti i Shqipërisë.

Ishte gazetari Kledi që kishte dalë në terren dhe po intervistonte një qytetar që gjendej në veturë, dhe që nuk kishte hezituar t’i përgjigjet pyetjeve,  transmeton Telegrafi.

Pasi përfundoi t’i përgjigjet gazetarit, ai nisi veturën me vrull për të dashur të demonstrojë forcën motorike, por pak metra më poshtë u përplas me një veturë tjetër.

Gjithçka ndodhi prapa shpinës së gazetarit i cili derisa po thoshte se ky është vendi ku digjen gomat – i pavetëdijshëm që në fakt ndodhi përplasja.

Gazetarja në studio e informon se ndodhi një aksident drejtpërdrejtë i transmetuar në televizion, në të cilin për fat të mirë nuk pati të lënduar. /Telegrafi/

@rtvoranews

Aksident live në 'D-Night' qytetari përplaset pas intervistës #oranews #dnight #dajanashabani #showbiz #fyp

♬ original sound – Ora News