Stefano Pioli është trajneri i ri i Interit, ndërsa me përkrahjen e kompanisë Suning, ai do t’i fillojë transferimet që në janar.
Sipas Tuttosport, mesfushori argjentinasi i Lazios, Lucas Biglia është transferimi i parë i kërkuar i Nerazzurrëve.
30-vjecari fiton 1.4 milionë euro në vit dhe ka kontratë deri në vitin 2018, por rinovimi ka ngecur dhe kjo mund të jetë pozitive për Interin.
Ish lojtari i Anderlechtit, ka kërkuar një pagë prej 3 milionë euro.
Ai tashmë është kthyer nga lëndimi ku mungoi për tetë ndeshje. /Telegrafi/