Telegrafi

Ky është tifozi më i veçantë i kombëtares së Shqipërisë, afrikani që përkrah kuqezinjtë (Video)

Tifozët e kombëtares së Shqipërisë janë duke festuar nëpër rrugët e Palermos tani disa orë para ndeshjes me Italinë.

Mes tyre ndodhet edhe një tifoz i veçantë sa i përket Kombëtares Shqiptare.

Ai është një tifoz i ardhur nga Afrika, i cili ka përshëndetur me një gjuhë të pakuptueshme.

Lexo po ashtu Tifozët kuqezi dhurojnë spektakël në rrugët e Palermos (Video)

Megjithatë, kohë pas kohe ai flet disa fjalë shqip, ku përmend arbëreshët shqiptarë që jetojnë në Itali.

Ai mban një bluze me flamurin e Shqipërisë nën xhup duke shprehur mbështetjen ndaj kombëtares sonë.

Ndryshe, ndeshja zhvillohet në stadiumin e Palermos, ‘Renzo Barbera’, dhe fillon nga 20:45. /Albeu/Telegrafi/