Telegrafi

Ky është sulmuesi që Shevchenko e do te Milani

Ish-sulmuesi i Milanit, Andriy Shevchenko, ka folur për situatën e klubit nga Milano dhe me këtë rast ka dhënë edhe një këshillë.

Sipas yllit ukrainas Rossonerët duhet të nënshkruajnë me Andriy Yarmolenko dhe mbi të gjitha të kenë durim.

“Në Milan mbi të gjitha duhet durim. Këshilla juaj? Yarmolenko”.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

“Bacca dhe Berlusconi? Bacca ka bërë mirë dhe meriton një tjetër shans në sezonin e ri. Për mua Berlusconi është i veçantë dhe shpresoj që të jetë pjesë e klubit”.

“Donnarumma? Mendoj se Donnarumma mund të bëhet një legjendë si Maldini e Baresi”, ka thënë Shevchenko. /Telegrafi/