Trajneri i Argjentinës, Edgardo Bauza ka folur për mediat në lidhje me përjashtimin e sulmuesit Mauro Icardi nga skuadra kombëtare.
Kapiteni i Interit ka shënuar gjashtë gola në po aq ndeshje këtë sezon, dhe shumë njerëz janë habitur se ai nuk ka marrë thirrje nga kombëtarja argjentinase.
Sipas FCInternews.it, trajneri i kombëtares ka japë një shpjegim disi të çuditshëm mbi vendimin e tij pas publikimit të listës së skuadrës së tij për ndeshjet e ardhshme kundër Perusë dhe Paraguait.
“Kam biseduar me udhëheqësit e grupit, të paktën me gjashtë apo shtatë prej tyre, më thanë se ata nuk kanë pasur ndonjë problem me të. Kjo më siguroi mua, dhe tani unë mendoj vetëm për të mirën e ekipit”, ka thënë fillimisht Bauza, transmeton Telegrafi.
“Për dy ndeshjet e ardhshme unë preferojë të luajë me një sulmues, Gonzalo Higuain, u thirr për shkak të përvojës së tij”.
“Lucas Pratto, sepse unë e njoh mirë dhe Lucas Alario sepse unë mendoj se është e ardhmja e ekipit dhe unë dua që ai të fillojë të ndjehen pjesë e kolektivit. Por, kjo nuk do të thotë se unë gjithmonë do të zgjedh vetëm këta lojtarë”, ka përfunduar trajneri i Argjentinës. /Telegrafi/