Komisioni Shtetëror Zgjedhor në web faqen e internetit ka dalë me rezultate përfundimtare për ditën e djeshme të zgjedhjeve në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Partia më e madhe maqedonase në krye me Nikolla Gruevskin ka marrë 38.06 të votave, gjegjësisht 452.709 njerëz e votuan OBRM-PDUKM, kurse LSDM-ja në krye me Zoran Zaevin ka arritur 1% më pak se OBRM-PDUKM, gjegjësisht 36.69%, ose 436.460 vota.
Nga tabori shqiptarë BDI në krye me Ali Ahmetin, ka fituar mandatin shqiptarë por jo bindshëm, edhe atë 86.812 vota, 7.30%, kurse PDSH njëjtë si BDI ka shënuar rënie drastike të votave, 31.017, ose 2.61%. Risi në këtë cikël zgjedhor kanë qenë dy partitë e vogla shqiptare si, Alenca për Shqiptarët me 35.091 vota (2,95%) kurse Rilindje me Besë 57.927 vota (4,87%) që bie afërsisht pesë deputetë.
OBRM-PDUKM 452.709 vota (38.06%)
PDSH 31.017 vota (2,61%)
BDI 86.812 vota (7,30%)
LSDM 436.469 vota (36,69%)
Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi 10.083 vota (0.85%) vota
PPD 1.142 vota (0,10%)
Aleanca për Shqiptarët 35.091 vota (2,95%)
Partia Liberale 3.840 vota (0,32%)
OBRM-Për Maqedoni 24.449 vota (2,06%)
Rilindje me Besë 57.927 vota (4,87%)
E Majta ka 12.119 vota (1,02%)
Kujtojmë se në Maqedoni dje votuan 1 milionë e 189.481 votues ose 66.88%. /Telegrafi/